Brickos

Gjenerallejtënant Rrahman Rama priti në takim, anëtarin e Kongresit Amerikan nga Ajova, zotëri Steve King

Gjenerallejtënant Rrahman Rama priti në takim, anëtarin e Kongresit Amerikan nga Ajova, zotëri Steve King

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama priti në takim, anëtarin e Kongresit të SHBA-ve, republikanin nga Ajova, zotëri Steve King. Në takimin e përbashkët të gjeneral Ramës dhe kongresistit King u bisedua për marrëdhëniet e mira ndërmjet SHBA-së dhe Kosovës, bashkëpunimin e mirë ndërshtetëror në mes të Kosovës dhe Ajovës dhe në veçanti për bashkëpunimin dhe koordinimin e aktiviteteve  ndërmjet FSK-së dhe Gardës Kombëtare të Ajovës dhe Ushtrisë amerikane në përgjithësi. Komandanti Rama, e njoftoi kongresistin King për zhvillimin dhe avancimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës si dhe për progresin e saj në aspektin e nder veprueshmerisë me të gjithë partnerët,  sipas standardeve të NATO-s. Kongresisti amerikan Steve King shprehu gatishmërinë e Amerikës  për ta vazhduar bashkëpunimin e plotë dhe të përkushtuar për Kosovën, me theks të veçantë për zhvillimin dhe avancimin e FSK-së si institucion për të cilin populli i Kosovës ka investuar shumë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj kërkon zgjedhje të rregullta në Kosovë dhe kritikon qeverisjen e Kurtit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, duke folur lidhur  me situatën politike në Kosovë, ka …