leoni

Gjenerata e dytë e rekrutëve të FSK-së filloi trajnimin bazik në Ferizaj

Gjenerata e dytë e rekrutëve të FSK-së filloi trajnimin bazik në Ferizaj

Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes, në kazermën „Skënderbeu“  në Ferizaj, ka filluar faza e dytë e trajnimit për pjesën e dytë të rekrutëve të rinj të FSK-së. Në trajnim po marrin pjesë 340 pjesëtarë dhe trajnimi do zgjasë nëntë javë. Rekrutët e rinj u priten nga eprori përgjegjës i QSB-së dhe komandantët e kompanive, të cilët  pasi iu uruan mirëseardhje i njoftuan me rregullat e përgjithshme të Qendrës së Trajnimit. Më pas, rekrutët të udhëhequr nga instruktorët e tyre filluan sistemimin në Qendrën për Stërvitje, për të vazhduar me pas me angazhimet e tyre ditore, si pajisjen me uniforma ushtarake dhe testimet fizike nga instruktorët e kësaj qendre. Ceremonia e  certifikimit dhe betimit të gjeneratës së parë të rekrutëve për vitin 2019,  është  bërë më 09.08.2019, në kazermën „Adem Jashari“ në Prishtinë, ku me sukses arritën të certifikohen 337 rekrutë, prej tyre 52 të gjinisë femërore dhe 22 pjesëtarë nga radhët e komuniteteve jo shumicë.

Kontrolloni gjithashtu

Isa Mustafa: Nuk njoh ndonjë qeveri që i ka mbijetuar shkeljeve të marrëveshjeve dhe mospërfilljes së Amerikës

Isa Mustafa kritikon Osmanin dhe Kurtin: Për katër vite folën vetëm për luftë, jo për problemet reale të vendit

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka drejtuar kritika të ashpra ndaj presidentes Vjosa Osmani dhe …