Gjergj Dedaj: E kemi xhelozuar UÇK-në, unë nuk kam qenë pjesëtar i saj, por duhet pranuar se ajo e bëri realitet lirinë e Kosovës

Gjatë dëshmisë së tij, para trupit gjykues të Gjykatës Speciale, në Hagë, Gjergj Dedaj ka përshkruar raportet që Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka pasur me partitë politike shqiptare në Prishtinë gjatë kohës së luftës. UÇK-ja që nga shfaqja e saj e parë publike më 28 nëntor  të viti 1997 në varrimin e mësuesit,  Halit Geci në Llaushë domethënë është shikuar me rezervë,  por ajo filloi të rritej, të hapej dhe të gëzonte respekt gjithë andej Kosovës dhe ne forcat politike në Prishtinë e kemi shikuar me xhelozi”, ka thënë Dedaj. I pyetur se a ka pasur tensione në mes të UÇK-së dhe forcës politike në Prishtinë, Dedaj ka thënë se ka pasur moskoordinim. Udhëheqja dhe  partitë politike në Prishtinë e kanë shikuar me droje dhe më shumë shqetësim shfaqjen e UÇK-së, kësaj guerile që në fakt doli ta bëjë realitet lirinë e Kosovës. Ka pas edhe individë në parti që kanë bërë dezinformuata kundër UÇK-së dhe unë me disa të tjerë kam pas dëshirë që të shkojmë  në ato zona duke rrezikuar jetën tonë”, ka thënë Dedaj. Nuk kam qenë pjesëtar, sepse nuk kemi pasur të gjithë atë guxim, atë nder dhe atë privilegj, për të qenë pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovë. Kam lëndim në zemër, e kam zemrën me tela që ma ka shkaktuar Serbia. Regjimi i Serbisë  m’ i  ka vra 12 anëtarë të familjes, 2 të mitur… Në këtë dhomë këtu para kriminelit Millosheviq kam folur ballë përballë kundër tij, ka thënë mes tjerash, Gjergj Dedaj, i cili ka sqaruar se asnjëherë nuk ka qenë anëtar i Lidhjes Demokratike  të Kosovës dhe nuk do të jetë.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …