leoni

Gjermania e mbështet Maqedoninë e Veriut në rrugën drejt Bashkimit Evropian

Gjermania e mbështet Maqedoninë e Veriut në rrugën drejt Bashkimit Evropian

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, z. Arbër Ademi, pati një takim me kryetarin e  Komisionit për Punë të Jashtme në Bundestagun e Gjermanisë, Mihael Rot në kuadër të vizitës së tij në vend.   Ademi në takim informoi për zhvillimet e fundit në vend, ndërsa theksoi se po bëhen përpjekje që të sigurohet shumica e nevojshme prej dy të tretash për votimin e ndryshimeve të Kushtetutës, me qëllim të futjes së komunitetit bullgar dhe komuniteteve të tjera në të. Njëkohësisht, ai theksoi se kjo duhet të bëhet sa më shpejt, në mënyrë që të vazhdojnë negociatat për anëtarësim në BE. Rot e konfirmoi mbështetjen e fortë të Gjermanisë për progresin e mëtejshëm të vendit në rrugën e integrimit evropian. Megjithatë, ai u pajtua se aktualisht është i nevojshëm miratimi i ndryshimeve kushtetuese, në pajtim me rekomandimet e Kornizës Negociuese, por se në të njëjtën kohë vendi duhet t’i përkushtohet reformave evropiane në të gjitha fushat, si dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Në takim të dy folësit shkëmbyen mendime dhe qëndrime për çështjet dhe situatat aktuale në rajon dhe më gjerë.

Kontrolloni gjithashtu

Lajçak

Emisari i BE-së, Miroslav Lajçak, deklaron se Ballkani Perëndimor ka prioritet bashkëpunimin me Mbretërinë e Bashkuar

I dërguari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është  shprehur optimist për rëndësinë …