Gjermania ka dënuar ashpër sulmin ndaj policisë së Kosovës në veri dhe ka kërkuar që kriminelët të sillen para drejtësisë. “Ne dënojmë sulmin e tmerrshëm ndaj Policisë së Kosovës në termat më të ashpër të mundshëm. Mendimet tona janë me familjen e oficerit të vrarë dhe të plagosurit rëndë. Grupet e armatosura të paligjshme duhet të ndalojnë rrezikimin e jetëve. Autorët duhet të mbajnë përgjegjësi” ka shkruar në platformën X, ministria e Jashtme e Gjermanisë. Poashtu thuhet se i dërguari special Manuel Sarrazin do të udhëtojë sot në Kosovë.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
