Gjermania miraton ndihmën prej 400 milionë eurosh për të përballuar pasojat e përmbytjeve ditë më parë

Gjermania miraton paketën e ndihmës prej 400 milionë € për të përballuar pasojat e përmbytjeve dhe u zotua se do të fillojë shpejt në rindërtimin e zonave të shkatërruara. Ministri i Financave Olaf Scholz tha se paketa, e financuar gjysma nga qeveria federale dhe gjysma nga qeveritë e shtetit të Gjermanisë, do të ndihmojë njerëzit të merren me pasojat e përmbytjes dhe do të zgjerohet nëse është e nevojshme, raporton Euronews. Teksa vizitoi qytetin e dëmtuar rëndë Bad Muenstereifelm kancelarja Angela Merkel tha se “ne do të bëjmë gjithçka … në mënyrë që paratë të vijnë shpejt për njerëzit, që shpesh nuk kanë më asgjë përveç rrobave në shpinë”.

Kontrolloni gjithashtu

Sot publikon rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve

Më 23 korrik fillon regjistrim i votuesve jashtë vendit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se procesi i regjistrimit të votuesve jashtë …