Gjetaj: Nuk jemi të kënaqur me punën që është bërë deri më tani

Gjetaj: Nuk jemi të kënaqur me punën që është bërë deri më tani për të pagjeturit

Familjarët e personave të zhdukur janë të pakënaqur me punën e bërë deri më tani pasi numri i të pagjeturve vazhdon të jetë i madh. Kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur, Prenk Gjetaj, ka thënë se deri tani janë gjetur vetëm nëntë mbetje mortore dhe se shumë lokacione janë mbyllur pa rezultate. “Ne do të punojmë edhe më tej për të zbardhur fatin e të pagjeturve, por nuk mund të krenohemi me atë që kemi bërë”, ka thënë Gjetaj në një konferencë për media. Ai ka thënë se nuk pajtohet as me pjesëmarrjen e institucioneve në Konferencën e Gjenevës, e cila u mbajt në fundin e qershorit, raporton “KosovaPress”.

Kontrolloni gjithashtu

27 vjet nga masakra në tregun e Mitrovicës në të cilën mbetën të vdekur gjashtë qytetarë dhe u plagosën 128 të tjerë

Në Mitrovicë sot përkujtohet masakra që ndodhi në tregun e këtij qyteti 27 vite më …