Gjini: Marrëdhëniet me Izraelin janë me rëndësi strategjike për Kosovën

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka pritur në zyrat e Aleancës ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamara Ziv, me të cilën ka zhvilluar një takim kushtuar zhvillimeve aktuale dhe mundësive për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Izraelit.

Gjini ka bërë me dije se takimi është zhvilluar në frymë të ngrohtë dhe miqësore, duke theksuar rëndësinë e raporteve bilaterale mes dy vendeve.

“Patëm kënaqësinë të mirëpresim në zyrat e Aleancës Ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamara Ziv. Zhvilluam një bashkëbisedim të ngrohtë dhe miqësor për zhvillimet aktuale në vend, si dhe për mundësitë e intensifikimit të mëtejmë të raporteve tona bilaterale”, ka shkruar Gjini në Facebook.

Ai ka vlerësuar se marrëdhëniet me Izraelin kanë rëndësi të veçantë për Kosovën, duke shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme në drejtim të forcimit të këtij partneriteti.

“Marrëdhëniet me shtetin e Izraelit janë të një rëndësie të veçantë e strategjike për ne. Jemi falënderues për mbështetjen e vazhdueshme dhe të përkushtuar për të thelluar këtë partneritet në fusha me interes të përbashkët”, thuhet në postimin e kryetarit të AAK-së, z. Ardian Gjini.

Kontrolloni gjithashtu

Janina Ymeri kritikon Ministrinë e Shëndetësisë pas pamjeve nga Pediatria: Spitalet pa çarçafë, Vitia me mindil mëndafshi

Janina Ymeri kritikon Ministrinë e Shëndetësisë pas pamjeve nga Pediatria: Spitalet pa çarçafë, Vitia me mindil mëndafshi

Deputetja e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Janina Ymeri, ka reaguar pas publikimit …