Keshilli Gjyqesor i Kosoves

KGJK shpreh shqetësim për fillimin e grevës nga punonjësit e Gjykatës Themelore të Prishtinës dhe Gjykatës së Apelit

– Këshilli Gjyqësor i Kosovës  ka njoftuar se  së bashku me përfaqësues të Sindikatës së Pavarur të Judikaturës së Kosovës (SPJK), vazhdimisht ka punuar për përmirësimin e kushteve të punës së gjyqësorit në përgjithësi duke mbështetur kërkesat e legjitime të punonjësve dhe sindikatës, përfshirë rregullimin e statusit të administratës së gjyqësorit me Ligj të veçantë si dhe trajtimin dinjitoz në Ligjin e pagave.

Mos koordinimi i përfaqësueseve të punëtorëve të të gjitha gjykatave, ndërmjet veti dhe me KGJK-në, nuk kontribuon në procesin e realizimit të të drejtave të punonjësve. Prandaj, me këtë rast, KGJK i bën thirrje punonjësve të Gjykatës Themelore të Prishtinës dhe Gjykatës së Apelit që të rishqyrtojnë vendimin për fillimin e grevës dhe t’i kthehen punës në mënyrë që t’iu jepet hapësirë institucioneve përgjegjëse për përmbushjen e kërkesave. Këshilli nuk e përkrahë grevën në këtë moment.

Kontrolloni gjithashtu

Eliza Hoxha nga “Liria ka Emër” viziton Nënën Ferdonije Qerkezi në Gjakovë

Eliza Hoxha nga “Liria ka Emër” viziton Nënën Ferdonije Qerkezi në Gjakovë

Përfaqësuesja e platformës Liria ka Emër, Eliza Hoxha, gjatë qëndrimit të saj sot në Gjakovë, …