leoni

Gjorgje Raduloviq: Nisma mbi “botën serbe” është vetëm një kopje e zbehtë e “botës ruse”

Gjorgje Raduloviq: Nisma mbi “botën serbe” është vetëm një kopje e zbehtë e “botës ruse”

Mali i Zi mund të avokojë vetëm për botën evropiane, thotë ministri i jashtëm malazez Gjorgje Raduloviq dhe vlerëson se, siç e sheh ai, nisma mbi “botën serbe” është vetëm një kopje e zbehtë e “botës ruse”. I pyetur nëse qeveria malazeze është ndjerë e kërcënuar nga paraqitjet e shpeshta publike që aludojnë në ideologjinë e “botës serbe”, Raduloviq i thotë se Mali i Zi, si anëtar i NATO -s dhe “si shtet i të gjithë qytetarëve të tij”, mbështet bashkëpunimi në bazë të gjuhës, kulturës dhe arsimit dhe vlerësoi se prandaj është e rëndësishme të përcaktohet se çfarë është “bota serbe”. “Unë besoj se kjo është një nismë, një ide e inicuar nga Ministri i [Brendshëm i Serbisë] Aleksandar Vulin, nëse nuk gaboj. Unë besoj se kjo është një kopje e zbehtë e diçkaje të quajtur ‘paqja ruse’, pra ‘bota ruse”, tha kreu i diplomacisë malazeze, 

Kontrolloni gjithashtu

Fronti Europian: 8 maji do të jetë Referendum, të rrethojmë numrin 4 për të ardhmen europiane

Fronti Europian sot mbajti konferencë për media ku kandidati për deputet Naim Bajrami ka elaboruar …