Gjoshi: PDK-ja është e gatshme t’i ofron nënshkrimet për rrëzimin e Qeverisë Kurti

Zyrtar të lartë të Partisë Demokratike të Kosovës kanë thënë se deputetët e subjektit të tyre politik janë të gatshëm t’i ofrojnë nënshkrimet për rrëzimin e Qeverisë Kurti. ’Si PDK nga korriku i vitit kaluar kemi propozuar që kësaj Qeverie të i ndërpritet mandati me shpërndarjen e Kuvendit dhe deri më tash gjitha opsionet tjera kanë qenë të pamundura. Për ne si PDK është me interes që gjithë spektri politik, të arrijë një datë për zgjedhje sepse sa më gjatë që rrinë kjo Qeveri në pushtet është dëm për Kosovën. ’Jemi duke u përgatitur për zgjedhje, do të bëjmë një ekip i cili do të bëjë një rezultat që do të ndryshoj qeverisjen në Kosovë. Kemi propozuar edhe një datë të mundshme për zgjedhje, pra 9 qershorin dhe jemi të gatshëm nga sot me i dhënë nënshkrimet për me jetësu kërkesën e qytetarëve të Kosovës, që më ia shkurtu jetën kësaj Qeverie” ka theksuar, Betim Gjoshi nga Partia Demokratike e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Maqedoninë e Veriut po mbahen zgjedhjet parlamentare e presidenciale, me një ndërhyrje të jashtëligjshme të Vetëvendosjes

Sot në Maqedoninë e Veriut  po  mbahen  zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale. Lëvizja Vetëvendosje, e Albin …