Ramush Haradinaj Gjykatë

Gjykata e Apelit në Colmar vendosi që më 2 mars të shpallë vendimin lidhur me Ramush Haradinajn

Gjykata e Apelit në Colmar të Francës,  vendosi që më 2 mars të shpallë vendimin lidhur me ekstradimin e Ramush Haradinajt në Serbi, apo lirimin nga akuza e pabazë.  Haradinaj në mbrojtjen e tij para Gjykatës ka kundërshtuar ekstradimin në Serbi, sepse konsideron se është qëndrim i natyrës politike. Francezët janë duke abuzuar pasi që janë pjesë e Interpolit. Vuçiq ka qenë ndihmës i Sheshelit, Nikoliqi ka udhëhequr formacionet e krimeve,  kurse Daçiq ka qenë zëdhënës i Millosheviqit. Atyre nuk ju intereson ligji.  Përgjigjen që e ka marrë Serbia nga unë, në vitet 1998-1999 do ta marrë gjithmonë, ka thënë Haradinaj për mediet pas shtyrjes  së vendimit. Kryetari i AAK-së Haradinaj është ndaluar më 4 janar të këtij viti nga polica franceze, në aeroportin e Bazelit, nga  policia e Interpolit në bazë të një fletë arresti të organeve të ndjekes në Serbi, në vitin  2004.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Hagë kanë nisur deklaratat përfundimtare në rastin ndaj Thaçit dhe katër të akuzuarve për administrimin e drejtësisë

Në Hagë, sot ka nisur faza e deklaratave përfundimtare në rastin ku ish-presidenti i Kosovës, …