leoni

Gjashtë vjet nga lufta e armatosur në “Lagjen e Trimave”, familjarët e të dënuarve presin që rasti të kthehet në rigjykim

Gjykata e Apelit në Maqedoninë e Veriut e lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë për grupin e Kumanovës

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë për grupin e Kumanovës. Asnjë nga ankesat e palës mbrojtëse nuk është pranuar duke lënë në fuqi kështu vendimet e Gjykatës Themelore Shkupi 1 të datës 2 nëntor 2017. Shtatë nga anëtarët e grupit të armatosur janë dënuar më burg të përjetshëm, 13 me nga 40 vjet, 6 me nga 20, 1 me 18 vjet, 2 me nga 14 vjet burg, 2 me nga 13 vjet burg, ndërsa 4 prej tyre për shkak të mungesës së dëshmive ishin liruar nga akuza. Shumica e dënuarave janë shtetas të Kosovës të përfshirë në ngjarjet 9 dhe 10 majit 2015 në lagjen e Trimave në Kumanovë, ku ishin vrarë 8 pjesëtarë të forcave policore dhe 10 pjesëtarë të grupit të armatosur.

Kontrolloni gjithashtu

Eliza Hoxha

Eliza Hoxha sfidon Osmanin pas mandatimit të Konjufcës

Pas vendimit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për të mandatuar Glauk Konjufcën si kandidat …