Gjykata e Tiranës në seancën e sotme mori vendim për ekstradimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Dritan Goxhaj

Gjykata e Tiranës në seancën e sotme mori vendim për ekstradimin e i ish-ushtarit të UÇK-së, Dritan Goxhaj.  Ndërkohë avokati i tij e ka kundërshtuar këtë vendim dhe ka thënë se nuk  mundet që një person të ekstradohet fillimisht në një territor dhe më pas një territor tjetër, siç është Haga. Po ashtu sipas tij publikimi i emrave në “Facebook” nuk përbën vepër penale. Dritan Goxhaj është arrestuar me 31 korrik në Tiranë dhe dyshohet, për veprat penale pengim i punës së zyrtarëve dhe frikësim i dëshmitarëve sipas Kodit Penal të Kosovës. Dritan Goxhaj është djali i ish-zv.shefit të Shtabit të UÇK dhe kolonelit të njohur nga Shqipëria, Dilaver Goxhaj. Ai iu bashkua vullnetarisht luftës në Kosovë dhe ka qenë shoqërues i trupave amerikane gjatë vitit 1999. (Dita)

Kontrolloni gjithashtu

Avokatit të Popullit: 1 Qershori është mundësi për të reflektuar si shoqëri për gjendjen dhe të drejtat e fëmijëve

Avokati i Popullit: Kategoria më e diskriminuar në Kosovë janë pensionistët

Avokati i Popullit, Naim Qelaj ka vlerësuar se kategoria më e diskriminuar në Kosovë janë …