Policia e Kosoves

Gjykata Speciale i kërkoi Policisë së Kosovës informacione në lidhje me autorizimet për mbrojtjen në liri të krerëve të UÇK-së

Autoritete të Gjykatës Speciale kanë bërë të ditur se në rastin  penal,  kundër, Hashim Thaçit,  Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, që aktualisht ndodhen në burgun e Hagës,  gjyqtari i procedurës paraprake, ka urdhëruar Policinë e Kosovës të sigurojë informacione në lidhje me autorizimet dhe kapacitetet e saj,  për të zbatuar kushtet që kanë të bëjnë me lirimin e mundshëm të përkohshëm të tre të arrestuarve. Sipas gjyqtarit të Gjykatës Speciale, Policia  duhet t’i ofrojë disa informacione brenda periudhës prej dy javësh, nga njoftimi i përkthimit të këtij urdhri në gjuhën shqipe. Duke pasur parasysh kushtet e propozuara nga të akuzuarit në lidhje me kërkesat e tyre për lirim të përkohshëm dhe pa paragjykuar çdo vendim, që do të merret nga gjyqtari i procedurës paraprake në lidhje me vendimet e kthyera nga Gjykata e Apelit, gjykatësi i procedurës paraprake urdhëron Policinë e Kosovës, sikur nënvizohet  më tej në Shtojcën e këtij Urdhri, të sigurojë informacion të tillë të nevojshëm, thuhet në urdhrin e gjyqtarit të procedurës paraprake.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …