Brickos

Edhe sot ka vazhduar gjykimi kundër Salih Mustafës, dëshmitari ndërron dhe ngatërron deklaratat

Gjykata Speciale ia vazhdoi paraburgimin Salih Mustafës, edhe pse gjykimi zyrtarisht ka përfunduar më 15 shtator 2022

Trupi gjykues i Gjykatës Speciale kundër UÇK-së,  i  kryesuar nga gjyqtarja  Mappie Veldt- Foglia, ka marrë vendim, për t ia  vazhduar masën  e paraburgimit Salih Mustafës, edhe pse gjykimi  zyrtarisht ka përfunduar, më 15 shtator. Sipas vendimit, trupi gjykues ka gjetur se nuk ekziston rreziku i arratisjes së Mustafës, mirëpo ka konkluduar se ekziston rreziku që i akuzuari të pengojë progresin e procedurave përmes interferimit me viktima, dëshmitarë ose me familjarë të tyre. Ndërsa në pjesën kur flitet për rrezikun  e kryerjes së krimeve tjera është thënë se pasi paneli ka konstatuar se ekziston një mundësi mjaft reale që i akuzuari të pengojë përparimin e procedurave të Gjykatës Speciale, duke përfshirë ndërhyrjen me viktimat dhe dëshmitarët  ose familjet e tyre. Këto konstatime të pabaza janë rutinë e arsyetimeve të cilave ata nuk iu besojnë as vetë, por duke mos pasur fakte konkrete, ata shërbehen edhe me profka të tilla.

Kontrolloni gjithashtu

Borut Pahor

Ish-kryetari i Sllovenisë, Borut Pahor thotë se është i gatshëm të bëhet emisar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Ish-kryetari  i Sllovenisë, Borut Pahor, ka gjasa të emërohet  emisar i Bashkimit Evropian për dialogun …