Gjykata

Gjykata Speciale kundër UÇK-së pritet të shfuqizohet në Kuvendin e Kosovës

Kryetari Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli nuk kanë hequr dorë nga shfuqizimi i Gjykatës Speciale dhe qysh me rifillimin e punës së Kuvendit, do të bëhen përpjekje për shfuqizimin e saj. Para datës 20 janar do të dërgohet në  në Kuvend projektligji i cili pritet të shfuqizohet. Thaçi, Haradinaj e Kadri Veseli nuk kanë hequr dorë nga ky synim, thuhet në një  burim të  Gazetës Blic. Deputetët e Vetëvendopsjes  do të qëndrojnë në sallë dhe nuk do ta pengojnë shfuqizimin e kësaj gjykate, ndërkohë që deputeti Rexhep Selimi ka thënë se për hit të luftës së UÇK-së do të votojë shfuqizimin e saj. Thirrjes së kësaj seance të jashtëzakonshme i kishte paraprirë një peticion me 16.000  nënshkrime nga veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: Një marrëveshje me Serbinë, pa njohjen në qendër, do të zgjasë procesin e dialogut dhe status-quonë në Kosovë

Memli Krasniqi: PDK-ja asnjëherë nuk ka pasur vija të kuqe me asnjë subjekt tjetër politik, nuk ka as me Vetëvendosjen

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas pajtimit me kërkesën e Albin Kurtit për mundësinë e  …