Jep dorëheqje kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri

Jep dorëheqje kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri

Visar Ymeri, kryetari i deritashëm i Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se dorëheqja e tij ka ardhur si pasojë e problemeve të shfaqura, kryesisht në vitin e fundit brenda partisë. Ymeri, në një konferencë për media, tha se fushata e fundit e shpifjeve, linçimeve e etiketimeve, si dhe mos-përfillja ndaj pozitës së tij kohës së fundit, e kanë detyruar të japë dorëheqje. Thotë se fushatat e linçimeve prapa kanë pasur emrin e Albin Kurtit. “Ka një kohë të gjatë, më shumë se një vit, që jemi duke u përballur me një problem me përmasa në rritje, të cilin as nuk e dëshiroj e as nuk e përkrahi. Për 11 vjet rresht jemi munduar që bashkërisht të ndërtojmë një organizatë politike që është krejtësisht e ndryshme me të tjerat. Në thelb i kemi pasur tri shtylla: Besnikëria ndaj konceptit tonë politik, besimi i ndërsjellë mes aktivistëve si dhe vetëmohimi apo heqja dorë nga fokusi te uni e në funksion të së mirës kolektive brenda organizatës sonë.

Kësisoj, kemi arritur këtu ku jemi, të shihemi si të pakourrptueshëm, të sinqertë e të besueshëm. Fatkeqësisht, ky vit i fundit ka filluar t’i rrënojë këto themele. Jemi përballur me një fushatë sistematike të shpifjeve, linçimeve e etiketimeve nga më të ndryshmet. Njerëzit janë quajtur abuzues e bashkëpunëtorë shërbimesh. Njerëzit që kanë shpërndarë një propagandë të tillë vazhdimisht janë thirrur në emrin e Albin Kurtit. Disa herë jemi marrë vesh që këto gjëra të ndalohen por kjo nuk ka ndodhur as sot”, ka thënë mes tjerah Visar Ymeri

Kontrolloni gjithashtu

Ferid Agani

Ferid Agani: Kodi Civil po mbahet peng i një paragrafi, është agjendë politike pseudoliberale

Kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, kritikon Kodit Civil, duke thënë se neni për …