Gjykata Speciale në Hagë, refuzoi kërkesën e Hashim Thaçit për vizitë në Kosovë, edhe pse babai i tij është në gjendje të rëndë shëndetësore

Gjykata Speciale, në Hagë ka refuzuar kërkesën e Hashim Thaçit për një vizitë të shkurtër dhe të mbikëqyrur në Kosovë, pavarësisht se babai i tij ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe i shtrirë në spital. Lajmin e ka bërë të ditur avokati i Thaçit, Luka Misetiq, i cili ka deklaruar se kërkesa është kundërshtuar nga Prokuroria e Speciale dhe më pas është refuzuar edhe nga gjyqtarët. Vendimi ka ngjallur reagime, duke u konsideruar si mungesë ndjeshmërie ndaj situatave humanitare.

Kontrolloni gjithashtu

Kurti takon Komisioneren për zgjerim të BE-së, Marta Kos

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti në margjina të Forumit Ekonomik Botëror që po …