Gjykata Supreme e Kosovës në korrik merr vendim lidhur me ankesat e Sylejman Selimit e Sami Lushtakut

Gjykata Supreme e Kosovës në korrik merr vendim lidhur me ankesat e Sylejman Selimit e Sami Lushtakut

Dy ish-eprorët e lartë të UÇK-së, Sylejman Selimi dhe Sami Lushtaku kanë dalë sot para gjykatës e cila po shqyrton ankesat e dy të akuzuarve lidhur me vendimin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë dhe konfirmimin nga Gjykata e Apelit ku janë dënuar me nga shtatë vjet burg për krime lufte. Avokatët mbrojtës të Selimit dhe Lushtakut kanë kundërshtuar pretendimet e prokurorisë duke kërkuar që klientët e tyre të shpallen të pafajshëm. Ndërsa Selimi dhe Lushtaku kanë kërkuar drejtësi nga turpi gjykues si dhe fakte nga prokuroria për krimet që u vihen në barrë pasi që sipas tyre deri më tani nuk ka pasur asnjë fakt se ato i kanë kryer ata. Selimi dhe Lushtaku janë dënuar për krime lufte në rastin që njihet si “Drenica 1” dhe Drenica 2”.

Unë gjate gjithë kohës kam kërkuar vetëm t’i sjellim faktet por nëse i referohesh akuzës sonë dhe Oliver Ivanoviq, me vjen keq ata janë të vramë me emra me mbiemra, ai është në shtëpi sot ne jemi në burg për akuza të padrejta të pa argumentuara. Lufta e UÇK-së s’ka qenë dëshirë e jona, ka qenë e domosdoshme e imponuar dhe nëse mendoni që duhet me na akuzu për vrasje qe ka bo Serbia është në dorën e juaj dhe nuk i besoj kësaj drejtësie se kam argumente. Kështu që është në dorën e juaj, vetëm sillni faktet”, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në qendër të Prishtinës, me rastin e 1 Majit, kanë protestuar qindra punëtorë e sindikalistë të arsimit

Sot në Prishtinë, qindra punëtorë e sindikalistë të arsimit kanë marshuar nga Biblioteka Kombëtare, tek …