Gjykata Supreme shqyrton padinë e Odës Ekonomike kundër ZRrE-së për tregun e lirë të energjisë

Gjykata Supreme e Kosovës do të shqyrtojë padinë e ushtruar nga Oda Ekonomike e Kosovës ndaj Zyrës së Rregullatorit për Energji, lidhur me vendimin për daljen e detyrueshme në tregun e lirë të energjisë. Nga Oda Ekonomike kanë bërë të ditur se tashmë është caktuar kolegji i gjyqtarëve që do ta trajtojë këtë rast. Megjithëse kërkesa për vendosjen e masës së përkohshme për pezullimin e vendimit të ZRrE-së nuk është aprovuar, çështja do të shqyrtohet në themel për të gjitha aktet nënligjore të miratuara nga kjo zyrë. Sipas Odës, vendimi pritet të merret brenda 60 ditëve nga dita e parashtrimit të padisë, siç e parasheh ligji, ndërsa pritjet e tyre janë që gjykata të anulojë aktet nënligjore të ZRrE-së me të cilat janë përcaktuar kriteret për daljen në tregun e lirë. Oda Ekonomike ka theksuar se, pavarësisht mosaprovimit të masës së përkohshme të sigurisë, fakti që lënda do të trajtohet në themel konsiderohet një hap i rëndësishëm. Ajo ka shprehur besimin se vendimi final i Gjykatës Supreme do të jetë në favor të bizneseve, ekonomisë dhe qytetarëve të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, liderët europianë mblidhen në Mal të Zi për zgjerimin e Unionit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor që zhvillohet …