Sot në Gjykatën Themelore, iu ka shqiptuar dënimi me tetë vjet burg, ish luftëtarit dhe eprorit të UÇK-së, Xhemshit Krasniqi, i akuzuar gjoja për krime lufte. Ai është dënuar me 8 vjet burg me të dhëna të instruktuara nga dëshmitarët e mbrojtur të EULEX-it. Xhemshit Krasniqi, duke mos u pajtuar me akuzat dhe ndjekjen që i është bërë, disa vite ka qëndruar në arrati, por ndërkohë e kishte arrestuar Policia e Kosovës. Ky luftëtar i lirisë akuzohej se në mes të prillit dhe qershorit të 1999, në një bazë ushtarake të UÇK-së të vendosur në Kukës, në mënyrë individuale dhe në bashkëveprim me të tjerët gjoja i ka shkelur rregullat e ligjit ndërkombëtar në kohën e luftës ose okupimit dhe me këtë ka kryer veprën penale krime të luftës kundër popullsisë civile. Gjukatat në Kosovë kanë dënuar qindra luftëtarë të UÇK-së, duke u mbështetur me dosjet e regjimit të Serbisë të kohës së Milosheviqit dhe në deklaratat e bashkëpunëtorëve të atij regjimi.
Kontrolloni gjithashtu
Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, e kryetar i Lipjanit, Imri Ahmeti, u takua me banorët e fshatrave Gumnasellë, Rubofc e Kojskë
Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, dhe kryetar i komunës së …