Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka bërë me dije së Qeveria e Shqipërisë do të ndihmojë Maqedoninë me një fond prej 100 mijë euro ndihmë për banorët të cilët kanë pësuar nga përmbytjet, në javën e kaluar. Ai në një konferencë për medie ka deklaruar se Tirana zyrtare do të vijojë kontaktet me autoritetet maqedonase për të marrë informacione mbi dëmet e shkaktuara, me qëllim për të shfrytëzuar sa më mirë këtë fond. “Ky është një fond paraprak pasi autoritetet maqedonase nuk kanë një bilanc të qartë të dëmeve dhe kërkesave. Shqipëria është pranë Maqedonisë në këto momente”, ka thënë Bushati.
Kontrolloni gjithashtu
Vila e Enver Hoxhës, e njohur si Vila 31 në zonën e Bllokut, në Tiranë, është shndërruar në një hapësirë artistike dedikuar artit e kulturës
Vila e Enver Hoxhës, e njohur ndryshe si Vila 31 në zonën e Bllokut, në …