Masakrën e 45 civilëve shqiptarë nga shteti serb në Reçak e quajti trillim, dënohet me 2 vjet burg Ivan Todosijeviq

Gjykata Themelore shpalli aktgjykimin për ish-inspektorët e Prishtinës të akuzuar për shpërdorim detyre

Gjykata Themelore në Prishtinë, shpalli aktgjykimin për ish-inspektorët e komunës të akuzuar për shpërdorim detyre, të cilët u dënuan me burg dhe me  gjoba. Ismet Haliti u dënua  tre vjet e gjashtë muaj burg për keqpërdorim detyre dhe 1 mijë euro gjobë për armëmbajtje pa leje. Skender Canolli u dënua me dy vjet e 6 muaj për keqpërdorim detyre dhe 1 mijë euro për armëmbajtje pa leje. Blerina Syla, Vehbi Avdullahu. Mërgim Shala e Blerim Ibishi u dënuan me nga dy vjet burg, ndërsa Arbenita Ajeti e Drita Rukiqi me nga 1 vjet e gjashtë muaj. Ismet Halitit e Skender Canollit iu konfiskua nga një veturë, ndërsa Mërgim Shalës një banesë. Në këtë proces gjyqësor Ismet Haliti, Skender Canolli, Blerina Syla, Vehbi Abdullahu, Blerim Ibishi, Ardian Muhadri, Arbenita Ajeti, Mërgim Shala, Granit Cenaj dhe Drita Rukiqi akuzoheshin se nuk i kanë parandaluar dhe ndërprerë ndërtimet e kundërligjshme në Prishtinë.

Kontrolloni gjithashtu

KFOR-i ka bërë të ditur se ndodhen në Banjskë dhe se janë të gatshëm të përgjigjen nëse shfaqet nevoja

KFOR-i ka bërë të ditur se janë në gjendje gatishmërie dhe të gatshëm për të …