Brickos

Gjykatësja e korruptuar, Iliriana Olldashi, e liron nga paraburgimi Jamarber Malltezin, dhëndrin e Sali Berishës

Janë hapur  shumë debate pas vendimit të befasishëm të gjykatëses Iliriana Olldashi për të nxjerrë nga burgu, Jamarbër Malltezin. Mediet në Shqipëri bëjnë të ditur se Iliriana Olldashi është në konflikt flagrant interesi. Nga deklarata e saj e pasurisë zbulohet se Olldashi ka apartament tek kullat e ndërtuara te ish kompleksi Partizani nga kompania Homeplan dhe Kontakt. Apartamenti sipas dokumentit të publikuar është blerë në vitin 2015. Bëhet fjalë për banesë me  91 metra katror me çmimin në total 65 mije euro. Sipas dokumenteve, apartamenti është shlyer me këste, dhe kësti i fundit është dhënë nga gjyqtarja në vitin 2016. Pikërisht kompania Homeplan është në qendër të procesit dhe atje është aksioner Jamarbër Malltezi, person nën hetim që ndodhej në burg, dhe që, me vendimin e saj, Olldashi e nxori në ‘arrest shtëpie’. Iliriana Olldashi do të duhej ta kishte deklaruar këtë informacion duke abstenuar nga procesi i Apelit përmes të cilit i dha Jamarbër Malltezit arrestin në shtëpi. Një konflikt interesi i dyfishtë, jo vetëm për Jamarbër Malltezin, por edhe me shoqërinë Homeplan, kullat e të cilës, ku jeton gjykatësja, janë në qendër të hetimeve mbi ish Klubin Partizani që po heton. Nëse ato banesa do të rezultojnë se janë fryt i korrupsionit, edhe shtëpia e Iliriana Olldashit mund të sekuestrohet dhe kjo gjë mund të ketë influencuar mbi vendimin e saj.  (Dita)

 

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …