Gjyqtari i Gjykatës Speciale, Charls Smitt, ka kërcënuar Shukri Bujën të përgjigjet, ose do të merren masa kundër tij

Seanca, ku  dëshmoi ish-komandanti i UÇK-së, Shukri Buja, në Hagë, ishte  mbyllur për publikun me vendim të gjyqtari Charls Smitt. Ai e ka detyruar Bujën të përgjigjet, në të kundërtën do të merren masa ndaj tij. Ky dëshmitar është i rëndësishëm dhe andaj e detyron dëshmitarin që të jap dëshmi në këtë çështje. Përgjigjet në bazë të rregullës 151…, e garanton që dëshmia që do të jap dhe përgjigjet që do të jepen në dhomë të mbyllur dhe nuk do t’i nxjerrën publikut të Kosovës e asnjë pale të tjetër. Mospranimi për të dhënë dëshmi mund të çojë në marrje masash dhe gjobë”, ka thënë Smith. Ky vendim i gjykatës erdhi pasi Buja që në fillim të seancës mori fjalën duke thënë se e kishte statusin e të dyshuarit në këtë rast si dhe e ka të drejtën ligjore që të hesht për ta mosinkriminuar vetën. Smith ua dha garancinë e mos-inkriminimit nga ajo që do të thonë në Hagë. Para se të gjithash gjykata do të iu jap këtë paralajmërim. Meqenëse se dyshoni se jeni ende i dyshuar, ju e keni të qartë se përpara se të gjithash ju mund të bëni kërkesë për përfundimin e hetimeve dhe sipas të cilave nuk do të jeni më i dyshuar. E dyta, ju jeni ftuar për të dhënë dëshmi dhe jeni i detyruar të jepni dëshminë, jeni të detyruar ta thoni të vërtetën dhe në qoftë se mendoni se mund ta inkriminoni vetën, atëherë e keni avokatin afër dhe ai mund të iu udhëzoj de ndihmojë me këshilla juridike, siç ndodhi”, ka shtuar Smith.

Kontrolloni gjithashtu

Glauk Konjufca thotë se Lëvizja Vetëvendosje nuk do të pranojë kushte nga Lista Serbe për formulën qeverisëse

Pesë ditë vendimtare për Konjufcën, partitë mbajnë qëndrimet, zgjedhjet duken të pashmangshme

Mandatarit për formimin e Qeverisë së re, Glauk Konjufca, po i afrohet afati ligjor prej …