leoni

Glauk Konjufca, thotë se negociatat për formimin e Qeverisë se re do të përfundojnë brenda dy jave

Glauk Konjufca, thotë se negociatat për formimin e Qeverisë se re do të përfundojnë brenda dy jave

Pas takimit të grupeve punuese në mes të Vetëvendosjes dhe LDK-së, Glauk Konjufca, ka bërë me dije se negociatat për formimin e Qeverisë se re do të përfundojnë brenda dy jave. “Bisedat nuk janë të pazareve, por të sinqerta ashtu qysh e ka vendosur qytetari i Kosovës me votë të veten për ndryshimet e nevojshme në Kosovë. Pra nuk ka lidhje me pazare politike. Mendoj se për dhjetë ditë ose dy javë do të përfundojnë negociatat për formimin e Qeverisë se re”, është shprehur Konjufca. Ai ka bërë me dije se në takimin e pestë me radhë të grupeve punuese është diskutuar enkas për shëndetësinë dhe arsimin. Ai ka thënë se diskutimet në këtë fusha janë zhvilluar në pajtueshmëri të thellë të bashkëpunimit.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …