Në tre vjetorin e vdekjes së aktivistit Astrit Dehari sot mbahet marshi “Një popull për drejtësi” por dhe disa aktivitete të tjera

Në trevjetorin e vdekjes së aktivistit Astrit Dehari, mbahet marshi “Një popull për drejtësi” por dhe disa aktivitete të tjera

Më 5 nëntor 2016, në Qendrën e Paraburgimit në Prizren në rrethana ende të pasqaruara deri më sot, ka vdekur aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari. prandaj sot në Prishtinë organizohet marshi “Një popull për drejtësi”, gjithashtu do të mbahen edhe këto aktivitete:  Në orën 9:00 – Homazhe te varri i Astritit. Në orën 10:00 – Drejtoritë e Shëndetësisë në Prizren, Mitrovicë dhe Vushtrri, ofrojnë shërbime mjekësore të familjet e varfëra për nder të përvjetorit të Astrit Deharit. Në orën 12:00 – Marshi ‘’Një popull për Drejtësi’’. Në orën 14:00 – Në Prizren mbahet aktivitet përkujtimor te murali i aktivistit Astrit Deharit, te ndërtesa e Drejtorisë së Financave. Do të ndezim qirinj dhe vendosim kurora lulesh nga ora 14:00, deri në orën 15:00, në kohën kur edhe ka ndodhur vrasja e Astritit në burgun e Prizrenit. Në orën 14:00 – Dhurimi i gjakut – Në selinë qendrore të Lëvizjes VETËVENDOSJE! (rr.Kasëm Haxhimurati, Prishtinë), vendoset një ekip mobil i transfuzionit të gjakut, për te gjithë ata/ato që janë të interesuar të dhurojnë gjak në mënyrë vullnetare, si shenjë solidarizimi për këtë ditë përkujtimore.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …