Limak Kosovo
Fillimi / Lajmet / Edhe studentët e Fakultetit të Edukimit protestojnë sot për mos përfshirjen e tyre në konkursin për bursat
Edhe studentët e Fakultetit të Edukimit protestojnë sot për mos përfshirjen e tyre në konkursin për bursat

Edhe studentët e Fakultetit të Edukimit protestojnë sot për mos përfshirjen e tyre në konkursin për bursat

Këshilli i Studentëve të Fakultetit të Edukimit, në shenjë pakënaqësie me mos përfshirjen e tyre në konkursin për bursat dhe që në afatin e nëntorit të mbahet vetëm një provim, do të protestojë sot në orën 11:00 para MASHT-it dhe Rektoratit të Universitetit të Prishtinës.“Qëllimi i kësaj proteste është që të shprehim pakënaqësitë tona për mos përfshirjen e Fakultetit të Edukimit në konkurs të bursave dhe afati i nëntorit i cili me vendim të Senatit është paraparë që studentët të mbajnë vetëm një provim. Ne si Këshill synimin kryesor e kemi mbrojtjen e të drejtave të studentëve. Nuk do të lejojmë që të diskriminohen studentët e Fakultetit të Edukimit ku dihet së është një ndër fakultetet më me prioritet në Kosovë”, thuhet në njoftim. Nisja do të bëhet në orën 10:40 nga Fakulteti i Edukimit ku studentët do të marshojnë drejt MASHT-it dhe Rektoratit të UP-së.

Kontrolloni gjithashtu

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës kërkon nga insitucionet dizajnimin e masave praktike që do të ishin më pak të dëmshme

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës kërkon nga insitucionet dizajnimin e masave praktike që do të ishin më pak të dëmshme

Gjatë ditës së djeshme është mbledhur Shoqata e Gastronomëve të Kosovës, ku për temë diskutimi ...