Adem Grabovci

Grabovci: Kufiri është zhvendosur në brendësi të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci ka pranuar se Marrëveshja për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, nuk është në rregull. Duke folur për një televizion lokal, ai ka thënë se kufiri historikisht ka qenë te Kulla e Zhlebit, kurse në versionin aktual të nxjerrë nga Komisioni Shtetëror për shënjimin e vijës kufitare, ai zhvendoset pesë kilometra në brendi të Kosovës. “Zona e mëhershme kufitare është në shpërputhje me versionin e Murat Mehës”, ka thënë Grabovci. Ai ka përkujtuar se gjatë kohës sa ishte zëvendësministër në Ministrinë e Transportit, kompanitë vendore bënin mirëmbajtjen e rrugës deri në Kullë. Grabovci nuk ka përjashtuar mundësinë që çështja e demarkacionit të shkojë në Gjykatën e Arbitrazhit apo edhe të rinegociohet me Malin e Zi, nëse dëshmohet se Kosova ka humbur 8 mijë hektarë.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata e Apelit

Gjykata e Apelit lë në fuqi dënimin me 12 vite burg për Ekrem Bajroviqin për krime lufte kundër popullatës civile

Gjykata e Apelit e Kosovës ka refuzuar ankesën e mbrojtjes së të akuzuarit Ekrem Bajroviqi, …