Rrahim Pacolli ka ushtruar padi në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër Portalit Express

Rrahim Pacolli ka ushtruar padi në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër Portalit Express

Kryetari i Këshillit Administrativ të Byrosë Kosovare të Sigurimeve (BKS), Rrahim Pacolli sot ka ushtruar padi në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj Gazetës Express, siç thotë ai, për shkak se emisioni i përjavshëm “Zona Express”, prodhim i gazetës, ka përdorur fotografinë e tij në mënyrë të paautorizuar në dokumentarin e fundit “Vjedhje në kohë lufte”. Pacolli thotë se marrja e fotografisë së tij me vëllanë e presidentit, protagonist i dokumentarit, dhe publikimi i saj ka cenuar rëndë personalitetin e tij. “Dëshiroj ta informoj opinionin e gjerë se sot, me datë 14.06.2016, kam ushtruar padi në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj portalit informativ Gazeta Express. Padinë e kam ushtruar për shkak se i njëjti ka përdorur qëllimshëm imazhe të fotos sime në mënyrë të paautorizuar në një dokumentar të titulluar “Vjedhje në kohë lufte”. Duke marrë për bazë që i njëjti ka cenuar dhe dëmtuar rëndë personalitetin tim, kemi kërkuar me anë të padisë që të më zhdëmtojë për dëmin e krijuar jo material dhe material”, thuhet në një njoftim publik të Pacollit.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Humolli

Fatmir Humolli, ka njoftuar se nuk do të garojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 9 shkurtit të vitit 2025

Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, ka thënë se në zgjedhjet e …