Adem Grabovci

Grabovci: Opozita e ka politizuar çështjen e demarkacionit

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci ka fajësuar opozitën për Marrëveshjen e Demarkacionit, meqë sipas tij, është ngutur duke e politizuar këtë çështje. Në një intervistë për ditoren ‘Epoka e Re’, ai ka theksuar se demarkacioni ka qenë çështje teknike, por partitë e opozitës për qëllime politike e kanë politizuar atë para se të vinte në Kuvend. Grabovci më tej ka vazhduar me akuza, duke thënë se një pjesë e opozitës ka për qëllim destabilizimin dhe defunksionalizimin e shtetit të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Numërohen 65 për qind të votave, këta janë 10 më të votuarit nga PDK-ja, LDK-ja LV-ja dhe AAK-ja

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka procesuar 65.01 për qind të numërimit të kandidatëve për deputetë. …