leoni

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi përcolli sot një mesazh me rastin e 65-vjetorit të lindjes së Heroit të Kosovës, Adem Jashari

Gramoz Ruçi uron Glauk Konjufcën, me rastin e zgjedhjes kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, ka uruar kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, me rastin e zgjedhjes në këtë post. “Kam besim të plotë se nën drejtimin tuaj të urtë, Kuvendi i Kosovës do të përballojë e zgjidhë me sukses sfidat e vështira të zhvillimit, përparimit dhe integrimit të Republikës së Kosovës si edhe rritjes së mirëqenies së qytetarëve të saj” shprehet Ruçi. Në vlerësimin e tij për kreun e ri të legjislativit kosovar, ai shënon se “Përvoja juaj e gjatë si deputet, kompetenca dhe përkushtimi me të cilin kini shërbyer si zëvendëskryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës, angazhimi i gjatë ne media si edhe në mbrojtjen dhe zhvillimin e të drejtave të njeriut janë garanci se ju do t’i përmbushni me sukses të gjitha objektivat për rritjen e kontributit të Kuvendit si dega legjislative e qeverisjes në konsolidimin e institucioneve demokratike, mirëqeverisjen, integrimet euroatlantike, shtimin e njohjeve ndërkombëtare dhe zhvillimin, stabilitetin, fqinjësinë dhe paqen në rajon”.

Kontrolloni gjithashtu

Eliza Hoxha

Eliza Hoxha sfidon Osmanin pas mandatimit të Konjufcës

Pas vendimit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për të mandatuar Glauk Konjufcën si kandidat …