Avokati, Gregory Kehoe, në fjalën e tij hyrëse ka thënë se Hashim Thaçi nuk ka pasur motiv të kryejë krimet për të cilat akuzohet

Gregory Keohe: Provat e Prokurorisë janë të pafuqishme

Avokati kryesor i ish kryetarit, Hashim Thaçi, Gregori Keohe ka thënë se provat e Prokurorisë janë të pafuqishme dhe kjo e bën të besoj se do të ia del që klienti i tij të lirohet sa më parë. “Mendoj se do të përpiqem ta nxjerrë Presidentin sapo Prokuoria ta përfundojë parqitjen e provave dhe shpresoj që ta fitoj mocionin, të mos kemi për çfarë të përgjigjemi. Deri tash nuk shoh ndonjë fuqi në provat që ka Prokuroria, e që ndërlidhen me presidentin Thaçi” është cituar të ketë deklaruar për “Nacionalen” avokati kryesor i ish kryetarit, Hashim Thaçi, Gregori Keohe. Ai ka shtuar më tutje se është e vështirë të dihet se sa do të zgjasin hetimet e mbrojtjes por nëse duhet të vazhdojmë me mbrojtjen, duhet ta paraqesim rastin. “Kemi një valë të dëshmitarëve ndërkombëtarë që do të flasin për presidentin Hashim Thaçi” ka theksuar mes tjerash, avokati i tij, Gregori Keohe.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …