leoni

Ahmet Qeriqi: Shqipëria e Madhe, Shqipëria e katër Vilajeteve, Shqipëria historike...

Greku, Ioannis Armacolas ka kërkuar njohjen e Kosovës nga Greqia pasi politikanët shqiptarë kanë hequr dorë nga bashkimi kombëtar

Gazeta greke “Te NEA” shkruan se në Greqi paska zëra që po kërkuakan  njohjen e Kosovës. Kjo gazetë ka cituar drejtuesin e programin e Evropës Juglindore, Joannis Armakolas të ketë kritikuar diplomacinë greke dhe të ketë kërkuar njohjen e Kosovës, pasi sipas tij   pavarësia e Kosovës është realitet politik i pakthyeshëm. Ai ka saktësuar se politikanët shqiptarë kanë hequr dorë nga bashkimi i trojeve të tyre dhe nuk ka më frikë nga krijimi i Shqipërisë së madhe, të katër Vilajeteve  ku dikur  përveç Shqipërisë së sotme dhe Kosovës,  kanë qenë pjesë integrale edhe trojet shqiptare si, Çamëria, ( nga ku janë dëbuar e masakruar të gjithë shqiptarët) Maqedonia, një pjesë e sotme e Serbisë dhe gati gjysma e Malit të Zi e Sanxhaku.

Duket se greku Armakolas është bazuar në ndërrimin e qëndrimit politik të Albin Kurtit, i cili arsyetohet se Kushtetuta e Kosovës nuk lejon bashkimin e Kosovës me Shqipërinë,  të Ali Ahmetit, i cili kënaqet me rolin e vasalit në Maqedoni, të Edi Ramës që nuk heqë dorë nga pajtimi me Serbinë dhe idesë vdekur para se të lindte për “Ballkanin e hapur”.

Tani na lavdërojnë fqinjët, pasi politikanët shqiptarë me punën, veprat dhe zotimet e tyre po konfirmojnë se nuk kanë pretendime të bashkohen me një shtet. Por këta politikanë ende nuk i kanë pyetur shqiptarët, bashkëkombësit e tyre, ende nuk kanë paralajmëruar ndonjë referendum, ndonjë plebishit për këtë qëndrim të tyre.

Në kohën e  sundimit të Enver Hoxhës, (1945-199o)të cilin e urrejnë të gjithë këta politikanë, asnjëri nga fqinjët nuk na ka lavdëruar, përkundrazi, janë munduar me çdo kusht që ta zhbëjnë fare Shqipërinë, me përpjekje të vazhdueshme, me aksione diversantë madje edhe nga CIA e KGB-ja për ta okupuar dhe pastaj për ta  ndarë mes Jugosllavisë e Greqisë. Tekstet e historisë nga të cilat mësojnë sot shqiptarët, i kanë hequr këto fakte nga e kaluara, por jo edhe urrejtjen e të pavërtetat që thuhen për Enver Hoxhën.

Duke pretenduar ta fshijnë nga kujtesa dhe historia të kaluarën:  Edi Rama, Albin Kurti, Ali Ahmeti, tani edhe Dritan Abazoviqit, janë shumë të kënaqur me shtetet e tyre, feudet e tyre  dhe bashkimin kombëtar e konsiderojnë se derivat folklorik të  së kaluarës, ashtu sikur mendojnë edhe shqipfolësit më të neveritshëm, kumbarët e zëdhënësit e tyre: Bledi Fejziu, Nexhmedin Spahiu, Halil Matoshi, Baton Haxhiu dhe batot e pobratimët e gjitonëve.

Për Bashkimin Kombëtar duhet të vendos populli, sepse politikanët sot janë e nesër nuk janë

Për bashkimin duhet të vendos populli, sepse politikanët sot janë e nesër nuk janë. Populli  ka qenë, është dhe do të mbetet përgjithmonë. Dhe nuk ka popull në botë që vetë, vullnetarisht, heqë dorë nga vetvetja, nga trojet e veta, për hir të fqinjëve që e kanë plaçkitur, gjakosur,  vrarë e masakruar.

Shqiptarët nuk mund të bëjnë përjashtim, për hatrin e askujt, aq më pak të udhëheqësve aktualë, pasi nuk jemi vetëm ne një popull i ndarë në pesë e gjashtë shtete. Ka edhe të tjerë, në botë, madje ka shumë, që aspirojnë çlirimin e bashkimin.

Historia nuk ka filluar me këta kryeparë, kryetarë e sundimtarë,  që janë sot në krye të “shteteve” tona edhe pse çuditërisht, për të mos thënë marrëzisht, të gjithë mendojnë se historia e vërtetë ka filluar me ta, duke i rënë vizë së kaluarës.

Albin Kurti ka shpallur Republikën e tij të tretë, në Kosovë, atë që e ka fituar, jo me gjak, por me gishta përpjetë e me vota, tok me Vjosa Osmanin. Aq shumë është i lidhur për Republikën e tij, sa nuk pranon të përmend asnjë nga emrat që e kanë bërë dhe e kanë shpallur Republikën e Kosovës, atë republikë që ka në themele gjakuan e 13 mijë martirëve, 2500 dëshmorëve, 4.000 invalidëve e dhjetëra mijëra veteranëve.

Edi Rama, politikisht identifikohet, pse jo edhe me  Ahmet Zogun, shtatoren e të cilit e mbanë të Tiranë dhe pretendon të fshijë nga kujtesa, Shqipërinë  dyzetë e pesëvjeçare socialiste, prej së cilës ka trashëguar gjithçka të mirë e me vlerë, mbarë Shqipëria edhe të gjithë shqiptarët. Rama dhe pararendësit, nuk kanë lënë asnjë gjurmë të kujtimit për Ever Hoxhën, por i gëzojnë  veprat kolosale, hidrocentralet, bonifikimin, elektrifikimin, kulturën arsimimin masiv pa pagesë dhe shumë të arritura, ë të gjitha fushat e jetës.  Edi Rama është mjaftuar vetëm emrin e partisë, edhe pse nuk mund të  mohohen të arriturat dhe angazhimi serioz  për zhvillimin e vendit për çlirimin nga “non gratet” e degraduar e të degjeneruar politikisht, por ka në radhët e veta edhe shumë “non grata” të   konservuar e të padeklaruar.

Ali Ahmeti është aq babaxhan, zemërgjerë,  sa dridhet nga mundësia e krijimit të Shqipërisë së Madhe duke prishur Maqedoninë, Serbinë, Malin e Zi e pse jo edhe Greqinë. Zemërgjerësia e Ali Ahmetit e Talat Xhaferit shkon deti atje sa vajtojnë për Ukrainën, më shumë se serbët, polakët, rusët, bjellorusët e soji dhe raca e tyre. Ata i kanë harruar bombardimet e helikopterëve të Ukrainës,  gjatë kohës luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, ose në kohën e luftës kanë gënjyer kur kanë përhapur lajme të tilla, ose luftën e kanë kryer në Prizren. Atyre nuk u bën përshtypje as fakti pse Ukraina nuk e pranon pavarësinë e Kosovë. Ata thjesht duan të jenë super politikanë të  moderuar. Kësaj radhe po i kursej nga krahasimi, të cilin e meritojnë, sepse deri dikur edhe kuptohet.

Dritan Abazoviqin nuk do të paragjykojmë, sepse ai sapo ka marrë postin, për të mos thënë aksidental, në rrethanat që dihen dhe nuk kanë pse të komentohen.

 

Ahmet Qeriqi

  1. 5. 2022

 

Kontrolloni gjithashtu

Behxhet Shala: Nuk është kjo LV-ja që e kam përkrahur kur të gjithë e kanë sharë dhe sulmuar e tani janë në listën për deputetë...

BEHXHET Sh. SHALA – BAJGORA: Ndërhyrja në Maqedoni të Veriut, e pamoralshme dhe politikisht e dëmshme

Kurrë nuk ka qenë një situatë më dyfytyrëshe sa i përket të kaluarës së lavdishme …