Grenell

Grenell, kërkoi nga kryeministri, Albin Kurti ta kthejë vendimin për refuzimin e projektit për gazsjellësin amerikano-evropian

Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka komentuar çështjen e krizës energjetike në vendin tonë. Ai thënë se kryeministri i Kosovës,  Albin Kurti duhet të kthejë mbrapsht vendimin për refuzimin e projektit për gazsjellësin amerikano-evropian, pasi Kosova po përballet me krizë serioze energjetike. Albin Kurti duhet të kthejë vendimin e tij për të refuzuar një tubacion gazi amerikan dhe evropian. Kriza energjetike në Kosovë, është problem serioz”, ka shkruar Grenell. Qeveria e Kosovës gjatë mbledhjes së 51-të ka marr vendim që ta shpallë emergjente gjendjen energjetike, e cila do të vlen për 60 ditë. Sipas dokumentit të publikuar nga Zyra e Kryeministrit, masat emergjente në furnizim me energji përfshijnë vendosjen e kufizimeve në furnizim me energji për konsumatorët dhe vendosjen e obligimeve të veçanta për ndërmarrjet e energjisë.

Kontrolloni gjithashtu

Anu Prattipati viziton veriun – mesazh Qeverisë së Kosovës: Siguroni jetesë paqësore për të gjithë qytetarët

Në mes të tensioneve të fundit në veri të Kosovës, pas mbylljes së disa zyrave …