Tahir Veliu

Greqia ka shpallur person të padëshirueshëm Tahir Veliun kryetari i LSHB-së

Mediet bëjnë me dije  se më 13 gusht të vitit 2016 Greqia ka shpallur person të padëshirueshëm, Tahir Veliun kryetarin e  Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar.  Mediet greke qysh pas paralajmërimit për formimin e Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar kishin vënë nën shënjestër ideatorin e saj dhe hartuesin e Platformës për Shqipëri të Bashkuar, z. Tahir Veliu. Pas zyrtarizimit të Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar më 16 korrik të vitit 2016 u intensifikuan edhe lajmet ndaj LSHB-së dhe kryetarit të saj. Urrejtja e medieve greke dhe kërcënimet e vazhdueshme, tregojnë qartë shovinizmin dhe fashizmin e tyre ndaj shqiptarëve.

“Nëpërmjet propagandës mediatike, Greqia shoviniste, po mundohet të përmbys realitetin, se ajo është autore e gjenocidit ndaj çamëve. Greqia përfundimisht duhet të ndal shovinizmin shtetëtor ndaj shqiptarëve dhe t’i përmbahet detyrimeve të veta, sipas konventave ndërkombëtare”, deklaroi Veliu. Pagat dhe pensionet e paqëndrueshme në sektorin publik çuan në rritjen e borxhit, që shkaktoj krizen ekonomike në Greqi dhe rrjedhimisht kjo krizë jo vetëm që ka pasur efekte negative ekonomike, por gjithashtu ka shkaktuar një krizë të madhe politike, dhe pikërisht për të tërhequr vëmendjen nga kriza e brendshme, aparatura shoviniste greke tërë mediat i ka përqendruar në fabrikimin e lajmeve të rrejshme ndaj fqinjëve dhe destabilizimin e mëtujshëm të rajonit.

“Hedhja poshtë e marrëveshjes detare nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë dhe qasja e re nga qeveria shqiptare në raport me fqinjët ka irrituar qeverinë greke, e cila hapur ka shpreh pretendimet e saj ekspansioniste ndaj jugut të Shqipërisë. Pas deklaratës së komisionerit për zgjerim në BE, z. Johannes Hahn se BE mbështet dialogun mes Shqipërisë dhe Greqisë për paktit detar dhe çështjen çame, qeveria greke u vë në siklet. Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar jo vetëm që është angazhuar në mbrotje të jugut të Shqipërisë administrative, por madje angazhohet vazhdimisht për të mbrojtur të drejtat e ligjshme të shqiptarëve, çamëve dhe arvanitasve që janë nën pushtimin grek. Vetë realizimi i të gjitha të drejtave të tyre kombëtare është premisë për sigurimin e të ardhmës së ndritur të Shqipërisë së Bashkuar”, deklaroi Veliu.

Zemërimi, urretja dhe kërcënimet ndaj Veliu-t u intensifikuan, pasiqë ishte Veliu, ai i cili më 4 dhjetor të vitit 2016 hoqi  flamurin grek nga Kalaja e vjetër e Himarës, i cili ishte vendosur nga qarqet filogreke pikërisht 24 orë më parë, për të provokuar e sfiduar sovranitetit dhe integritetin territorial të Republikës së Shqipërisë.

“Vetëm gjatë muajit të kaluar, në faqen zyrtare të rrjetit social Facebook dhe në numrin tim të botuar aty, kam marrë mbi 500 kërcënime direkte. Gjithë kjo fushatë ndaj meje, nuk është e papritur madje kur të kemi parasysh anti-shqiptarizmin e fqinjeve tanë, kjo ishte edhe e pritur”, deklaroi Veliu.

Kërcënimet madje, shkojn aq largë sa që kërcenuesit grekë, kanë rikujtuar rastin e vrasjes me torturë të të burgosurit shqiptar Ilia Kareli (Kudret Kume) nga gardianët grekë në vitin 2014.

Kontrolloni gjithashtu

Në Gjykatën Speciale në Hagë, ka mbaruar paraqitjen e tij dëshmitari i 60-të, në gjykimin kundër krerëve të UÇK-së

Në Gjykatën Speciale në Hagë, ka mbaruar paraqitjen e tij dëshmitari i 60-të në rastin …