Sot u mbajt një protestë qytetare, paqësore, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, kundër shtrenjtimit të rrymës

Grupi organizativ i protestës, “Asnjë cent ma shumë” do të protestojë kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike

Grupi organizativ i protestës,  “Asnjë cent ma shumë” ka njoftuar se do të mbahet një protestë në kundërshtim të shtrenjtimit të faturave të energjisë elektrike. Protesta, siç njofton grupi, do të mbahet më 22 shkurt, ditë e martë. Lajmi u bë i ditur nga vetë grupi protestues nëpërmjet një komunikate duke arsyetuar se  “protesta mbetet e vetmja rrugë” për kundërshtimin e vendimit të ZRRE-së. “Ky vendim i cili për përfundim e ka vetëm varfërimin e shtresave më të ulëta ekonomike, nuk do të tolerohet. Të indinjuar me këtë vendim zhvatës, ne do të vazhdojmë kundërshtimin tonë. Në këto kushte, protesta mbetet e vetmja rrugë që ta parandalojmë barrën që mundohen të na ngarkojnë Qeveria e Kosovës përmes ZRrE-së e me KEDS-in”, thuhet në njoftim. Protesta do të mbahet më 22 shkurt 2022 thuhet në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …