PDK

Grupi Parlamentar i PDK-së: Në krye të organizatës terroriste ‘Syri i Popullit’, është Glauk Konjufca

Grupi Parlamentar i PDK-së, nëpërmjet një komunikate për media ka shprehur indinjatë për shkruhet aty ‘karakterin parapolitik që i është dhënë Kuvendit të Kosovës, duke qenë në krye të tij ideologu i organizatës terroriste ‘Syri i Popullit’, Glauk Konjufca”. Ai ka lidhje të ngushta familjare me ish asamblistin dhe ish kandidatin për deputet të VV-së, Sadri Ramabajën, të dënuarin e ‘Syrit të Popullit’, duke heshtur, po mbron veprimtarinë e kësaj organizate terroriste, e cila krijoi lista për vrasjen e kundërshtarëve politikë dhe filloi zbatimin e saj duke bërë atentatg”, thuhet në komunikatën e Grupit Parlamentar të PDK-së. Sipas GP të PDK-së, Vetëvendsoje me heshtjen e saj, po rikonfirmon atë që PDK ka  thënë vazhdimisht dhe që u vërtetua edhe në gjykatë – se “Syri i Popullit” është zgjatim i Vetëvendosjes në praktikë dhe diskurs.   “PDK kërkon të ruhet fryma dhe karakteri demokratik i Kuvendit të Kosovës nga çfarëdo individi që asocohet me këtë organizatë terroriste”, thuhet në komunikatë.

Kontrolloni gjithashtu

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka pranuar kallëzimin penal kundër ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj

Në raportin vjetor të organizatës “Freedom House” janë përmendur rastet e Shemsi Hazitit, Nagip Krasniqit dhe Martin Berishajt

Në raportin vjetor për vitin e kaluar 2023 të organizatës ndërkombëtare “Freedom House” është përmendur …