leoni

Guvernatori i Banka Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti thotë se rritja ekonomike 4 %, ndikoi deficiti tregtar

Guvernatori i Banka Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti thotë se rritja ekonomike 4 %, ndikoi në deficitin tregtar

Guvernatori i Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti në konferencën e fundit për media për këtë vit, ka vlerësuar se rritja ekonomike është rreth 4 përqind, ndërsa deficiti i lartë tregtar ka ndikuar të mos ketë rritje më të lartë. Ai pret që rritja ekonomike për vitin 2019 të jetë 4.2 përqind. Mehmeti ka vlerësuar se sektori bankar është stabil dhe i qëndrueshëm. Sipas tij, normat e interesit kanë vazhduar në trendin e rënies, që sipas Mehmetit kanë rënë në 6.6 përqind norma efektive. Ndërsa, sektorit i sigurimeve ka shënuar një trend pozitiv të fitimit në dy vitet e fundit. Guvernatori Mehmeti ka thënë se përpos avancimeve brenda BQK, ka të arritura edhe në arenën ndërkombëtar për avancimin e BQK në rrafshin ndërkombëtar. Ai ka shtuar se kanë rritur angazhimin për mbrojtjen edhe të konsumatorëve për shërbimet bankare. Për plaçkitjen e bankave në këtë vit, Mehemeti ka thënë se kjo është shqetësuese dhe ndikon keq në imazhin e shtetit dhe largimit të investitorëve të huaj. Ndërsa, çmimi ekonomisti i vitit iu dha Jeton Zogianit. /KP/.

Kontrolloni gjithashtu

Gazeta zvicerane "Neue Zurcher Zeitung": Paqja në Ballkanin Perëndimor po rrezikohet nga ambiciet e Serbisë së Madhe

Aleksader Vuçiq, gjatë takimit me Milorad Dodikun, ka biseduar edhe rreth rezolutës për Srebrenicën

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë takimit me kryetarin e Republikës Sëerbe, Milorad Dodik, ka …