BASHKËPUNIMI I ARDHSHËM NË MES TË AKK-së DHE LANDIT STEIERMARK NË AUSTRI

Punëtorët shëndetësor paralajmerojnë se të mërkurën do të hyjnë në grevë të përgjithshme në nivel nacional

Punëtorët e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës e kanë filluar grevën më 7 dhjetor. Ata janë duke kërkuar ngritjen e pagave për mjekët dhe punëtorët teknikë, përmirësimin e kushteve si dhe implementimin e plotë të Kontratës Kolektive Sektoriale. Kësaj greve pritet t’i bashkohen nga e mërkura edhe Klinika e Kirurgjisë, Ortopedisë, Urologjisë, Ophtalmologjisë, në përkrahje të kërkesave të tyre. Kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla, thotë se nga e mërkura do të hyjnë në grevë në nivel nacional. “I kemi njoftuar organet kompetente, Policinë, të gjithë se të mërkurën do të hyjmë në grevë të gjithë, në nivel nacional pa përjashtim” , ka thënë Syla.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …