Bunkeri i Radios Kosova e Lirë

Habibe Çelaj-Gashi: Oj Berishë qofsh bekue

Oj Berishë ti kofsh bekue,

Krejt Drenicën e ke shpëtue,

Radio-Kosova e Lirë ka rrezikue,

Krejt popullin e ka njoftue,

Për vend tonë kemi luftue!

Në Berishë asht një flamur,

Nji Muze që s’ harrohet kurrë!

 

Habibe Çelaj-Ajeti është një plakë fisnike, 90-vjeçare, e lindur në Kizharekë të Drenicës e martuar në fshatin, Pjetërshticë, për Emin Ajet Gashin, tani i ndjerë. Jeton në Ferizaj me bij e bija me  nipa e mbesa dhe ka talent të lindur për të thurë vargje.

Këto vargje ia ka drejtuar Radios-Kosova e lirë sikur thotë ajo, “dhuratë për gazetarët dhe reporterët e kohës  së luftës”.

Drejtoria e Radios-Kosova e Lirë e falënderon dhe i dëshiron jetë të gjatë sa malet motrës, nënës e gjyshes Bibë, e cila mbështeti luftën tonë çlirimtare e fitimtare. Asaj i kanë vdekur dy vëllezër gjatë kohës së luftës, në mesin e popullatës së zhvendosur, në Grykën e Kizharekës.

Kontrolloni gjithashtu

Prof.dr. Sabile Keçmezi-Basha: NJË LIBËR ME DËSHMI TË SHUMTA INDIVIDUALE DHE VLERA SHKENCORE

Prof.dr. Sabile Keçmezi- Basha: GRUAJA SHQIPTARE NË DRITËN E HISTORISË DHE VLERËSIMI I TË HUAJVE PËR TË

Jeta e kombeve shpesh e ngjashme me rrjedhën e burimeve të natyrës, në të cilat …