Komisari i BE-së për zgjerim, Hahn legjitimon zgjedhjet e 18 qershorit dhe kërkon nga PD-ja të mos i pengojë ato

Hahn: 300 milionë euro do të jenë në dispozicion për bizneset

Komisionari i BE-së, Johannes Hahn pas takimit me kryeministrin, Isa Mustafa, ka mbajtur edhe një adresim për medie. Ai ka folur edhe për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, për të cilin ka thënë se është kusht për liberalizimin e vizave. Sipas komisionarit të BE-së, sa më shpejt që zgjidhen këto probleme, aq më mirë do të jetë për të dyja vendet. Në vazhdim, ai ka përmendur edhe dobitë që vijnë nga Marrëveshja e Stabilizim-Asocimit, duke veçuar shembullin e shtimit të volumit tregtar mes Shqipërisë dhe Maqedonisë dhe hapjes së mijëra vendeve të reja të punës. “Në vitin 2016 më shumë se 300 milion euro do të jenë në dispozicion për të akomoduar komunitetin e bizneseve, për tu përballur me sfidat që dalin nga MSA-ja”, ka deklaruar komisionari Hahn.

Kontrolloni gjithashtu

Gazeta zvicerane "Neue Zurcher Zeitung": Paqja në Ballkanin Perëndimor po rrezikohet nga ambiciet e Serbisë së Madhe

Aleksader Vuçiq, gjatë takimit me Milorad Dodikun, ka biseduar edhe rreth rezolutës për Srebrenicën

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë takimit me kryetarin e Republikës Sëerbe, Milorad Dodik, ka …