Hajredin Kuçi thotë se PDK është lokomotivë e proceseve në Kosovë dhe atë askush nuk mund ta zhdukë prej skenës politike

Kuçi: PDK është lokomotivë e proceseve në Kosovë dhe atë askush nuk mund ta zhdukë prej skenës politike

Hajredin Kuçi nga Partia Demokratike e Kosovës ka komentuar gjuhën vulgare dhe veprimet arrogante të përdorur nga deputetët e Kuvendit të Kosovës. Ai ka theksuar që veprimet e tilla nuk i pranojnë qytetarët e Kosovës, ndërsa u shpreh i bindur se kjo parti do të dalë fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit. ”PDK do t’i fitojë zgjedhjet, lista e saj bartësi i listës, njerëzit, e kaluara e saj, pritjet e qytetarëve, por edhe sfidat që e presin Kosovën askush më mirë se PDK nuk mund t’i dalë ballë. PDK është lokomotivë e proceseve, me të ka dalë mirë edhe liria e Kosovës, edhe Pavarësia edhe shtet-ndërtimi, edhe marrëveshja përfaqe dhe reformat tjera rrënjësore në shoqëri dalin mirë me PDK-në. Askush nukmund ta zhdukë prej skenës politike PDK-në”, ka theksuar ai. Kuçi pohon se se nuk e shohin ndonjë subjekt tjetër rivalë në këtë garë zgjedhore, pasi pas zgjedhjeve secili  e di që do të bashkëpunojë me dikë.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …