Hajrush Kurtaj: 21 vjet më parë, më 24 Marsi i vitit 1999 ishte ditë e përgjakshme në fshatin Kotlinë

Hajrush Kurtaj: 21 vjet më parë, më 24 Marsi i vitit 1999 ishte ditë e përgjakshme në fshatin Kotlinë

Ish eprori UÇK-së dhe TMK-së, Hajrush Kurtaj,  zëvendës-komandant brigade, në muajin e fundit të luftës, në fund edhe komandant  i Brigadës 162, “Agim Bajrami” të Zonës Operative të Neredimes përmes një shkrimi e ka kujtuar 21 vjetorin e betejës së Kotllinës ditë në të cilën për lirinë e Kosovës ranë heroikisht shumë dëshmorë e martirë. “21 vjet më parë, më 24 Mars 1999 ishte ditë e përgjakshme në f. Kotlinë. Forcat ushtarake dhe policore serbe bënë masakër ne popullatën civile. Duke kujtuar këtë ditë kujtojmë Martirët dhe Dëshmorët e Kombit. Naser Lokun, Ismet Lokun, Danush Kuçi , Sherif Kuçin, Beram Lokun, Garip Lokun, Agim Lokun, Ismajl Lokun, Naser Lokun, Ibush Lokun, Minah Kuçin, Neshat Rexhen, Sabri Lokun, Sali Vlashin, Ismajl Kuçin, Xhemajl Kuçin, Izja Lokun, Cen Lokun, Sabit Lokun, Adnan Lokun,Nexhadi Kuçin dhe Zymer Lokun. Lavdi gjithë të rënëve për liri! Nderim luftëtarëve të lirisë!”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votime

Në Kuvendin e Kosovës. në mungesë të kuorumit, ka dështuar të themelohet komisioni hetimor për kontratat njëburimore

Në mungesë të kuorumit, ka dështuar të themelohet komisioni hetimor për kontratat njëburimore, pasi deputetët …