Ambasadorja finlandeze, Pia Stjernvall, kërkon bashkim të politikanëve për të luftuar koronavirusin e jo njëri-tjetrin

Ambasadorja finlandeze, Pia Stjernvall, kërkon bashkim të politikanëve për të luftuar koronavirusin e jo njëri-tjetrin

Të gjitha vendet e botës janë duke luftuar kundër pandemisë së koronavirusit, e cila deri më tash u ka marrë jetën mijëra personave. Me të është duke u përballur Kosova, e nga partitë politike dhe krerët politikë po kërkohet bashkim në këtë periudhë, duke pasur parasysh se tashmë koalicioni qeverisës është përçarë, madje pritet edhe rrëzimi i qeverisë përmes mocionit që ka iniciuar LDK-ja. Ambasadorja e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall, ka kërkuar bashkim nga politikanët për të luftuar koronavirusin e jo njëri-tjetrin. “Nuk ka më luftë kundër njëri-tjetrit, por kundër virusit COVID 19. Ne kemi nevojë për një botë të bashkuar, Finlandë të bashkuar dhe Kosovë të bashkuar. Faleminderit Kombeve të Bashkuara për një thirrje kaq të mirë”, ka shkruar ambasadorja finlandeze në “Twitter”.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votime

Në Kuvendin e Kosovës. në mungesë të kuorumit, ka dështuar të themelohet komisioni hetimor për kontratat njëburimore

Në mungesë të kuorumit, ka dështuar të themelohet komisioni hetimor për kontratat njëburimore, pasi deputetët …