Selim Pacolli

Selim Pacolli: 21 vite më parë u dha urdhri për parandalimin e një Srebrenice të dytë, të një Aushvici të dytë

Nën-kryetari i komunës së Prishtinës, Selim Pacolli ka thënë se 21 vite më parë u dha urdhri për parandalimin e një Srebrenice të dytë, të një Aushvici të dytë që tanimë po ndodhte në Kosovë, por në përmasa të shpërndara, ku vriteshin civil të pambrojtur, digjeshin nëpër shtëpi dhe shkritore të ndryshme, grumbulloheshin kufoma dhe dërgoheshin nëpër lumenj. Ai ka thënë se bombardimet ishin pikënisje e ndalimit të gjenocidit dhe rikthim i shpresës sonë për liri e pavarësi. UÇK-ja në tokë dhe NATO-ja në ajër, në luftën e përbashkët për paqe, e detyruan kapitullimin e regjimit të Millosheviqit. Pacolli vlerëson se sulmet ajrore të NATO-s mbi objektivat serbe, ishin një intervenim thellësisht humanitar, që shpëtoi qindra mijëra jetë të qytetarëve të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …