Hajrush Kurtaj

Hajrush Kurtaj: Vetëm TV-Dielli po i mbulon ngjarjet për dëshmorët, ato TV-të që paguhen nga populli mungojnë gjithnjë

Sot në Kotlinë të Kaçanikut është mbajtur manifestimi përkujtimor për nderë të përvjetorit të rënies së dëshmorëve, Milaim Loku dhe Emërllah Kuqi. Në fjalën e tij para të pranishmëve, Hajrush Kurtaj, vëlla i dy dëshmorëve, zëvendës-komandant i Brigadës, “Agim Bajrami” të Zonës Operative të Neredimës gjatë luftës së UÇK-së, tani drejtor i Departamentit për Bashkëpunim Civil-Ushtarak në Ministrinë e Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, e kujtoi me epitet veprën dhe sakrificën sublime të dëshmorëve të kombit, të cilët kishin qenë edhe bashkëluftëtarë të tij. Hajrush Kurtaj, falënderoi ekipin e TV-Diellit, për të cilin tha se është i vetmi medium po i mbulon sidomos manifestimet për ditë-rëniet e dëshmorëve. Edhe pse disa televizionet e vendit paguhen nga taksat tona,  nuk po vijnë asnjëherë me rastin e këtyre manifestimeve, sqaroi me këtë rast, Hajush Kurtaj, epror i lartë i UÇK-së, gjatë luftës.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …