Xhavit Haliti

Haliti: Qëllimi i Kurtit është që deri pas zgjedhjeve të mos ketë një vendim nga Gjykata Kushtetuese lidhur me Asociacionin

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti ka thënë se qëllimi i kryeministrit Albin Kurti është që draftin e Asociacionit të mos e dërgojë në Gjykatë Kushtetuese deri pas zgjedhjeve. Ai ka shtuar më tutje se vonesa po bëhen të qëllimshme në mënyrë që Gjykata Kushtetuese të mos japë mendim para se të përfundojnë zgjedhjet në Kosovë. “Ky është vit elektoral, që tashmë kemi hyrë. Dhe po besoj që qëllimi i tij (Kurtit) është që deri në fushatën zgjedhore të mos ketë një vendim nga Gjykata Kushtetuese, lidhur me çështjen e Asociacionit. Pra, ai po e vonon dërgimin e këtij statuti në Gjykatën Kushtetuese për të mos pasur mundësi që Gjykata Kushtetuese me dhënë mendim para se të përfundojnë zgjedhjet” është cituar të ketë dekrluar deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-deputetja e PDK-së, Xhevahire Izmaku, iu ka bashkuar Nismës Socialdemokrate

Ish-deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhevahire Izmaku, shpalli se po i bashkohet Nismës Socialdemokrate, …