Xhavit Haliti

Haliti: Qeveria duhet të nxjerr vendim për rrëzimin e murit në veri

Nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti ka thënë se Qeveria duhet të nxjerr vendim për rrëzimin e murit në veri. Ai ka vlerësuar se situata në veri nuk është e mirë dhe ka shtuar se ndërtimi i murit në veri do të duhej të shqetësonte të gjithë mekanizmat shtetëror të Kosovës, përfshire edhe Bashkësinë Ndërkombëtare, e cila është garantuese e sovranitetit dhe integritetit të vendit. Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti nuk e ka përjashtuar mundësinë e eskalimit të situatës në veri. Ngritja e mureve në mes të territoreve të Kosovës dhe ngritja e mureve nacionaliste në këtë rast të cilët përpiqen ta bindin dikë se kanë frikë prej pjesës tjetër është krejtësisht e paarsyeshme, sepse mendoj se nuk ka frikë dhe s’ka nevojë të kemi frikë nga njëri tjetri në Kosovë, ka theksuar nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …